Sot festojmë jo vetëm ditëlindjen e forcës sonë politike, por edhe rrugëtimin e pandalshëm të mijëra zemrave që besojnë në një Shqipëri më të drejtë, më moderne dhe të integruar në familjen europiane 🇦🇱 🇪🇺
Mirënjohje të thellë çdo anëtari, çdo mbështetësi dhe çdo socialisti e progresisti që me punë, vizion dhe përkushtim ka ndërtuar themelet e kësaj force të madhe që prej vitit 1991.
Gëzuar të gjithë pjesëtarëve të familjes sonë të madhe politike – le të vazhdojmë së bashku rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE! ❤️🌹