NJOFTIM
Të dashur anëtarë,
Sot, më datë 12 dhjetor, në ora 18:00, ju mirëpresim në Pallatin e Kongreseve për Kongresin e Asamblesë Rinore të Partisë Socialiste!
Ky event do të jetë një moment i veçantë për të ndarë ide, vizione dhe energji pozitive për të ardhmen e përbashkët. Së bashku do të diskutojmë prioritetet rinore dhe do të forcojmë angazhimin tonë për ndryshime pozitive në komunitet dhe më gjerë.
Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm!
Së bashku për të ardhmen!
Asambleja Rinore e Partisë Socialiste